LISBA: Hoxhaj, mercenar kundër popullit të Kosovës!

Lëvizja Islame Bashkohu (LISBA), përmes një komunikate dërguar mediave, ka reaguar në lidhje me, siç thonë, “sulmet e vazhdueshme që bëhen ndaj islamit dhe muslimanëve me qëllime të qarta nga të gjithë vazalët dhe profiterët e këtij vendi”. Sipas LISBA-s, këta “vasalë” “përveç përfitimeve personale e grupore, si vegla të huaja antikombëtare e antifetare, në thelb e kanë qëllimin ta ndryshojnë identitetin e këtij populli në përgjithësi”!

Ky subjekt është ndalur tek deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili ka deklaruar se Kosovës nuk i duhet një islam i importuar.

“Edhe me rastin e deklaratës së sotme të Enver Hoxhajt, LISBA ia bën me dije se Kushtetuta e Kosovës nuk thërret për diskriminim të një komuniteti fetar dhe të privilegjohet një tjetër”, thuhet në reagimin e LISBA-s. “Hoxhajt ia kujtojmë se shumë të tillë që kanë bërë gjëra të tilla, në fund e morën dënimin nga populli vetëm për shkak të diskriminimeve që i bënin.

LISBA është në dijeni pse Enver Hoxhaj sulmon islamin. Ai me këtë sulm dëshiron t’i fsheh dështimet që ka Ministria e tij dhe Qeveria e tanishme, por para së të shikojë myslimanët ai duhet të shikojë korrupsionin, hajninë… Andaj, LISBA denoncon ministrin mashtrues për të cilin besohet se është një mercenar që u kryen shërbime grupeve të cilat punojnë për të shkatërruar shtetin dhe popullin e Kosovës”, thuhet në reagim.

Lajme të ngjashme

Back to top button