Do të zhvillohet ndeshje mes kampionit të Copa America dhe EURO 2016

Kampioni i Copa America, gjegjësisht kombëtarja e futbollit të Kilit dhe fituesi i Kampionatit Evropian EURO 2016 do të zhvillojnë ndeshje, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL), Alejandro Dominguez në postimin e tij në rrjetin social, theksoi se ka marrë përgjigje pozitive nga UEFA në lidhje me ofertën që kampionët e Copa America dhe EURO 2016 të lujnë ndeshje. Dominguez në deklaratën e tij gjithashtu theksoi se janë duke punuar për përcaktimin e datës së ndeshjes.

Në finalen e Copa America e cila u organizua në SHBA, Kili në ndeshjen e cila u luajt më 27 qershor e mposhti Argjentinën pas ekzekutimit të penaltive me rezultatin 4-2 duke e fituar kështu kupën.

Ndërsa në EURO 2016 e cila po mbahet në Francë në çerekfinale do të luajnë Polonia-Portugalia, Uellsi-Belgjika, Gjermania-Italia dhe Franca-Islanda. Kombëtaret të cilat do të fitojnë në këto përballje më 6-7 korrik do të luajnë në gjysmëfinale. Kampioni i EURO 2016 do të përcaktohet në finalen e cila do të luhet më 10 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button