“Kushtetuta e re” e Shqipërisë me flamurin dhe logon e SHBA! Ambasada ua shpërndau sot deputetëve në Kuvend

Kjo është draft kushtetuta që i ka ardhur për miratim kuvendit në datën 21 korrik. Ky material ende nuk ka konsensusin e opozitës për çështjen e vendeve të rezervuara dhe reflektimin e rekomandimit 88 të Venecias.
Në kopertinë krahas grafikës së ngjashme me logot zyrtare të qeverisë bien në sy logot e Bashkimit Europian, EURALIUS, Komisionit të Venecias dhe OSBE. Ndërsa faqja e fundit mban logon bashkë me flamurin e Shteteve të Bashkura të Amerikës, bashke më mbishkrimin se ky botim u mundësua nga Ambasada e SHBA-së dhe Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara (OPDAT), transmeton Ora News.
Edhe pse ky dokument i është shpërndarë deptuetëve në faqen e parë të tij theksohet se botimi nuk është një botim zyrtar i Republikës së Shqipërisë dhe nuk konfirmon ndonjë të drejtë dhe nuk parashikon ndonjë detyrim. Dokumenti ka për qëllim informimin e publikut shqiptar rreth amendamenteve të mundshme të Kushtetutës së tyre. SHBA të cilat kanë firmën e këtij botimi nuk marrin përsipër asnjë përgjegjësi ligjore për gabimet në këtë botim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button