Shpat Kasapi: Pëlqej Ardit Gjebrenë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi gjatë festës së Vitit të Ri ka kënduar para bashkatdhetarëve në disa qytete të Amerikës. Ai shoqërohet nga menaxheri i tij, Sami Strima. 

Cili është qëllimi i vizitës suaj në Amerikë dhe çfarë janë përshtypjet?

Qëllimi im ishte pjesëmarrja në tri koncerte, në Connecticut ,Boston dhe New Jersey. Kur këndon për bashkatdhetarët tanë në kontinentin e ri, përshtypjet si gjithmonë janë shumë të mira

Si jeni pritur para bashkatdhetarëve tanë në koncertet e mëparshme?

Është hera katërt që vij në Amerikë dhe gjithmonë më kanë pritur shumë mirë. Ky është një publik shumë i ngrohtë. 

A mund të na bëni një prezantim tuajin për lexuesit e gazetës “Illyria”, kur filluat të këndoni dhe si ka ecur karriera e juaj muzikore?

Unë këndoj që nga mosha tetë vjeçare dhe kam marrë pjesë në shumë festivale ku jam shpërblyer me katër çmime të para dhe shumë çmime tjera të rëndësishme. 

Kush u ka ndihmuar më shumë në karrierën tuaj muzikore?

Gjithmonë prindërit, kuptohet në veçanti, nëna që çdo herë më ka përkrahur edhe në çaste të vështira. 

Çfarë konsideroni si suksesin tuaj më të madh në muzikë?

Normalisht vlerësoj çmimet që kam fituar në festivale dhe suksesi tjetër janë fansat. 

Çfarë është bashkëpunimi juaj me këngëtarët dhe kompozitorët shqiptarë?

Bashkëpunim kam me të gjithë ndërsa për vitin 2014 kam bashkëpunuar me një këngëtar dhe koleg timin, i cili quhet Nadi dhe kompozitorin Jetonin dhe Gramoz Kozelin, me të cilët do të kem bashkëpunim të mëtutjeshëm. 

Çka mendoni për nivelin e muzikës shqipe sot?

Në çdo rrymë muzikore ka nivele. Nëse flasim për këtë muzikë shqipe dëgjohet më shumë se më herët. Sot ka muzikë të mirëfilltë dhe me vlera, si folk , zbavitëse, këngët e përpunuara qytetare të vjetra etj. 

Cili është këngëtari i juaj më i preferuar?

Kam shumë këngëtarë të preferuar por do ta veçoja Ardit Gjebrenë. 

Cila është kënga që e këndoni më me dëshirë?

Do t’i veçoja : “Valle kosovare” , “Kush të ndau prej meje” etj.. 

Cili është mesazhi i juaj për Vitin e Ri?

Ju dëshiroj juve gazetës “Illyria” me të cilën krenohemi edhe ne, një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Dëshira ime dhe e gjithë shqiptarëve besoj është të bashkohemi dhe të jemi një. (Illyria)

Lajme të ngjashme

Back to top button