Femrat e falin tradhtinë

Çiftet kalojnë kriza të ndryshme dhe për këtë arsye mendimi i parë që i vjen ndërmend të dy partnerëve është se “ai ose ajo po më tradhton”. Por, femrat janë më të gatshme të hulumtojnë dhe të kuptojnë nëse bashkëshorti i tradhton ose jo. 

Përfundimet e një studimi tregojnë se rreth 36 për qind e femrave dhe 24 për qind e meshkujve besojnë se partneri apo partnerja po i tradhton, ndërkaq shumica e tyre vendosin të verifikojnë se a janë vërtet të tradhtuar.

Femrat janë ato që falin më shumë tradhtinë, rreth 60 për qind e tyre nuk do ta braktisnin burrin edhe pasi të kenë zbuluar tradhtinë.

Një ndër dhjetë femra i kanë telefonuar në zyrën e burrit për të verifikuar që vërtet ai është aty. Ndërsa një në gjashtë femra kanë kontrolluar  “historinë” në kompjuterin apo në celularin e tij, shkruan “Daily Mail”. Madje, edhe kur binden që partneri po i mashtron, ato nuk do ta braktisin bashkëshortin. Ndërsa 70 për qind e grave zbulimin e tyre të bërë për bashkëshortin do t’ia tregonin njerëzve më të dashur.

Ndërsa, një në pesë femra është bërë paranojave dhe depresive, kur e ka zbuluar se burri e tradhton.   Kur femra e merr vesh se bashkëshorti e tradhton  gjendja e saj shpirtërore dhe shëndetësore përkeqësohet dukshëm.

Por një pjesë e mirë e femrave të intervistuar, të cilat kanë dyshuar se burri i tradhton kanë thënë se nuk kanë zbuluar asgjë të dyshimtë te partneri i tyre.

Shumica e femrave ka filluar t’i besojnë sërish partnerit pas ndryshimit të sjelljes së tij apo për shkak të intuitës së tyre, ndërkaq meshkujt kanë thënë që kanë dyshuar te partneret e tyre, sepse ato kanë qëndruar larg tyre dhe i janë shmangur seksit.

Nëntë nw dhjetë raste të çifteve kanë kërkuar divorcin, kur kanë pasur probleme me besimin ndaj partnerit. Besimi vlerësohet si njëri nga problemet kryesore, i cili e çon martesën në fund.  Pa besim, njerëzit nuk mund të jenë të lumtur, thotë avokati familjar i zyrës “Slater&Gordon”, Kaleel Anwar. Në bazë të përvojës së tij, kur besimi humbet, dyshimi dhe paranoja marrin shpejt hov.

Lajme të ngjashme

Back to top button