Stuhi dëbore në SHBA, 13 të vdekur

Banorët në pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara u zgjuan dje nën një shtresë bore që ka penguar trafikun, ka detyruar mbylljet e shkollave dhe shumë bizneseve.

Zyrtarët thonë se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e stuhisë që përfshiu pjesën veriore të brigjeve të Atlantikut.

Megjithëse reshjet e borës janë ndërprerë, por temperaturat vazhdojnë të jenë tepër të ulëta. Era e acartë që ka përfshirë rajonin ka sjellë temperatura deri në -20 gradë celsius, duke bërë që Shërbimi Kombëtar i Motit të këshillojë njerëzit që ndodhen në mjedise të hapura të ruhen nga ngrirja.

Pjesa veriore e vendit ka temperatura deri në -41 gradë celsius. Stuhia ka shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve, ndërkohë guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button