Barkat dhe skuterët nga nesër me lundrim të kufizuar

Kufizimi kohës së lundrimit të barkave dhe skuterëve në ujërat e liqeneve natyrore në Maqedoni, fillon të vlejë që nga nesër, njofton Portalb.

Ndalimi për lëvizje të skuterëve vlen për Liqenin e Ohrit, Prespës dhe Dojranit në periudhën prej orës 11 deri më 19 e cila do të zgjasë deri më 31 gusht. Ndërkaq, barkat nuk do të munden të lëvizin nga ora 21 deri në orën 5.

Kufizimi i kohës së lundrimit të skuterëve dhe barkave është bërë për sigurinë e notuesve dhe pjesëmarrësve në lundrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button