Kurti: Qeverinë e ardhshme do ta formojmë ne

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për epokën re ka deklaruar se kjo lëvizje synon të dal subjekti i parë politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen këtë vit.

Ai ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në Qeveri do të përfundojë epoka e qeverisë Thaçi. Kurti ka thënë se do të jetë i hapur për koalicione me të gjitha ato parti që kanë përputhje programore me Vetëvendosjen.

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas mund të bashkëpunojmë në koalicione. Kështu siç janë sot, jo, por ka shenja që ato do të ndryshojnë”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme

Back to top button