Hanife Sejfulla Reçani, qytetare nderi e Gostivarit

Në Akademinë Solemne për shënimin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit qytetare nderi e Komunës së Gostivarit për vitin 2016 u shpall veterania e këngës së bukur burimore shqipe, Hanife Sejfulla Reçani.

Për shkaqe shëndetësore, çmimin me çelësin e qytetit të ndarë nga kryetar i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta e pranoi bashkëshorti i saj, Fehim Reçani.

Duke folur për artisten, kryetari Bejta nënvizoi që kontributi i Hanife Sejfulla Reçanit ka qenë i jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave artistike, prandaj Hanifja, tha kryetari Nevzat Bejta mban epitetin e bilbilit të këngës së bukur shqipe.

Bashkëshorti, Fehim Reçani shprehur falenderim për drejtuesit e Komunës së Gostivarit që e panë të arsyeshme që çminin të ia ndajnë ikonës së këngës burimore shqipe, Hanife Sejfulla Reçani.

Akademia Solemne u begatua me programin artistik për të cilin u kujdesën, Kastriot Tusha dhe Selami Kolonja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button