Anxhela Martini nuk e mohon lidhjen me Kasamin

Bukuroshja shqiptare, Anxhela Martini ka lënë pezull se a ka të dashur apo jo.

Në një intervistë për mediat shqiptare, ish-miss Shqipëria 2010, është pyetur nëse është në lidhje me futbollistin e Fulhamit, Pajtim Kasami, por ajo nuk e ka mohuar këtë gjë, por as nuk e ka pohuar.

A jeni në lidhje me Pajtim Kasamin? “Hmmm”, u përgjigj Martini, duke lënë të gjithë në dilemë për këtë lidhje.

Si futbollisti ashtu edhe modelja janë parë shpesh së bashku dhe kjo ka bërë që mediat të supozojnë se janë në lidhje.

Lajme të ngjashme

Back to top button