Gjinekologjia ‘Nënë Tereza’-Çair, deficit gjinekologësh specialist!

Drejtori Menduh Jegeni, për Portalb, thotë se numri i gjinekologëve të punësuar në klinikën për gjinekologji dhe akusheri ‘Nënë Tereza’ në Çair, nuk kënaq nevojat, dhe se duhet të intervenohet në këtë drejtim.

‘Një hall tjetër që lajmërohet tek ne është personeli mjekësor, sidomos kuadri i specializuar, numri i mjekëve gjinekolog, sepse me rikonstruimin është rritur volumi i punës në klinikë’ tha Jegeni.

Nga ana tjetër, Nasuf Ipçja, sekretar shtetërorë pranë Ministrisë së shëndetësisë, thotë se bëjnë përpjekje që shqiptarët nëpër institucione të mos jenë vetëm numra por përfaqësues kualitativ.

‘Në vazhdën e përpjekjeve MSH ka bërë një analizë ku kanë dalë konkluzione se ku ka deficit të mjekëve specialist. Aty shihet se ka mungesë pikërisht të gjinekologëve specialist dhe ne bëjmë përpjekje që të bëjmë një shtrirje të përgjithshme në gjithë territorin e Maqedonisë. Tani MSH, për këtë vit kalendarik do të vendos se çfarë specializimesh mund të ketë këtë vit, ndërsa deficitet janë evidente se më parë mjekët kanë vendosur të specializojnë kokë më vete’ tha Ipçja.

Ndërkaq se numri i gjinekologëve nuk i përmbush nevojat për mbrojtje shëndetësore të femrave, kanë alarmuar disa herë nga Fondi i sigurimit shëndetësorë.

Sipas të dhënave të Fondit për siguri shëndetësore, në vend ka gjithsej 137 gjinekologë amë të cilët punojnë në nivel primar dhe të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Fondin. Ata duhet të kujdesen për shëndetin e një milion femrave në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button