650 mijë euro për ndërtesën e re të radiodifuzionit

Qeveria do të paguaj edhe 36.969.852 denarë apo 650 mijë euro për punë të paparashikuar në ndërtimin e objektit administrative në të cilin duhet të vendoset Këshilli për radiodifuzion.

Në fillim për ndërtimin e këtij objekti me stil baroku, Qeveria ka nënshkruar marrëveshje me Ndërmarrjen “Dekon-Kom” DOOEL Shkup, me vlerë prej 4 milion eurove.

Nga Biroja sqarojnë se “Gjatë punimeve është paraqitur nevoja për punë plotësuese që nuk ishin parashikuar dhe nuk ishin kyçur në marrëveshjen dhe të cilat ishin të domosdoshme për ndërtimin e objektit. Për këtë shkak është zbatuar procedura për negocim pa shpallje publike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button