Protestë para Gjykatës Penale: “Liri për Shipoviqin”

Pas kalimit të afatit në muajin e tretë nga paraburgimi I kryetarit të Këshillit të komunës Qendrës Mirosllav Shipoviq, para Gjykatës Themelore Shkupi 1 janë grumbulluar anëtarë të LSDM-së, qytetarë, dhe familjarë për të shprehur pakënaqësinë e tyre për, siç thonë, vendimit jot ë drejtë që Shipoviq të mbahet në paraburgim. 

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski tha se ajo që janë para gjykatës nuk do të thotë pengim në punën e sajë por në këtë ndërtesë është gjykatësi hetues i cili merr vendim për paraburgim pabazë për Shipoviq.

“Hetimi ka përfunduar, nuk ka rrezik në ndikimin e dëshmitarëve dhe përsëritjes së veprës, ndërsa shumë pak që Shipoviq të largohet nga vendi sepse ai me vetë-dëshirë është kthyer.Nuk ekziston asnjë element që ai të mbahet në paraburgim. Për këtë shkak kërkojmë që ti hiqet masa e paraburgimit dhe Shipoviq  të mbrohet në liri. Është e qartë se politika ka përzier gishtat dhe nuk merren parasyshë dëshira e qytetarëve të komunës”, deklaroi Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button