Totti: Jemi më të fortë, e mposhtim Juventusin

Kapiteni i Romës, Francesco Totti karikon skuadrën e tij në prag të ndeshjes që mund të vendosë fatet e një sezoni të plotë.

Verdhekuqtë udhëtojnë të dielën drejt Torinos ku do të testojnë fuqinë e tyre të vërtetë gjatë një sezoni ku kanë gabuar shumë pak, duke mos regjistruar asnjë humbje.

“Ndeshja kundër Juventusit do të jetë një ndeshje e vështirë por ne do të shkojmë në Torino për të fituar. Neve nuk na intereson barazimi sepse kemi mundësi reale për të dalë me 3 pikë nga Juventus Stadium”.

“Nëse analizoni një nga një gjithë lojtarët, ne jemi më të fortë si grup, ndërsa Juventusi është një skuadër më agresive”, tha kapiteni i Romës.

Lajme të ngjashme

Back to top button