Lista Zgjedhore: Me institucione të kriminalizuara nuk ka zgjedhje të lira

Ulja e besimit të qytetarëve ndaj Listës zgjedhore, institucionet e partizuara dhe mungesa e vullnetit politik për një proces transparent për organizimin e zgjedhjeve paraqet problem kryesor për të pasur zgjedhje kredibile. Ishte ky përfundimi i debatit “Listë e pastruar zgjedhore- mision i (pa)mundshëm?” në Shkup.

Panelistët në mes tjerash ftuan qytetarët të jenë më aktiv në këtë proces, për të mos lejuar keqpërdorime të mundshme. Ata njëzëri për dështimin e procesit fajin e kanë adresuar te institucionet kompetente.

“Problemi kryesor me Listën zgjedhore është tërë sistemi për menaxhimin e të dhënave të qytetarëve, që është jo funksional, i vjetruar dhe i lënë për tu keqpërdorur”, tha Darko Aleksov nga OJQ MOST.

Sipas tij, problemi kryesor është se nuk ekziston sistem që në mënyrë të unifikuar unifikuar do t’i pranojë dhe do t’i ruaj të dhënat për çdo qytetar, me ç’rast do të bëhej ekstrakt e atyre që kanë të drejtën e votës.

“Gjithçka tjetër rregullohet nëpërmes ligjit dhe në bazë të praktikave të mira. Kuptohet, nëse ka vullnet të mirë. Qytetarët të jenë ata që seriozisht do të merren me vërtetimin e të dhënave personale në ato baza që janë në dispozicion. Qytetarët maksimalisht të marrin pjesë në këtë proces, të denoncojnë çdo rast. Depolitizimi i KSHZ edhe pse është e pamundshme në këtë fazë. Unë nuk besoj se flasin për reforma dhe sistem në këtë moment. Ata bëjnë tregti vetëm me numra, e tash nëse njerëzit janë numra atëherë është diçka tjetër. Sipas IRI-t është zvogëluar besimi në Listën Zgjedhore”, deklaroi Aleksov.

Xhabir Deralla nga OJQ Civil thotë së kanë ardhur në të dhëna frapante.

“Institucionet, në mënyrë sistematike, duke përdorur ligjin duke përdor procedurat, para së gjithash duke e përdorur personelin kanë dhënë të dhëna të rrejshme dhe kanë krijuar këtë labirinth në të cilën gjindemi. Lista zgjedhore nuk është më e mirë se ajo që ishte. KSHZ gjatë këtij procesi e humbi legjitimitetin. Kjo ndodhi sepse KSHZ nuk arriti të ngritët mbi interesat partiake. Ne brenda kemi KSHZ kemi luftë partiake në vend se të kemi trup profesional. Kur ankohen qytetarët te organizata jonë, ne u themi lajmërohuni edhe në KSHZ, dhe ata na thonë: “KSHZ nuk ekziston për ne”, theksoi ai.

Deralla vlerëson se ky proces është i gjatë dhe i lodhshëm, por nuk duhet të dorëzohemi.

“Nëse nuk dorëzohemi, kemi gjasa të vijmë te ajo që e quajmë shoqëri normale. Është për tu ardhur keq kur themi zgjedhje të lirë. Zgjedhjet atë e nënkuptojnë, të qenurit të lira. Në Europë, kjo është diçka normale, për te ne është fantazi shkencore”, përfundoi Deralla.

Kemi rast të hapur nga PSP, ku po trajtohen parregullsitë në zgjedhje dhe Listën zgjedhore. Është rrënuar sistemi. Nuk ka vullnet politik. Qëllimi i VMRO dhe BDI nuk është avancimi i reformave dhe organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Ish ministri i Punëve të Brendshme, tani deputet, Oliver Spasovski, kujton se nëse duam ta pastrojmë listën na duhen reforma në institucione.

“Na duhet depolitizim dhe dekriminalizim i institucioneve. Derisa MPB ka kryeshefë me diploma të falsifikuara, nuk mundemi të flasim për dekriminalizim të institucioneve dhe pastrim të listës zgjedhore”, theksoi Spasovski.

“Ligjet jo adekuate dhe regjistrat jo të rregullta janë problem kryesor. Me vite të mos ndërroni adresat e banimit, rrugëve dhe numrave të shtëpive është e papranueshme. Për shkak institucioneve të sitemit tash kemi nga 30, 50 por edhe nga 100 votues në një adresë”, tha Donco Gerasimovski, ish drejtor i Entit për Statistika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button