Automjeti godet motoçikletën, një person ndërron jetë

Një 56 vjeçare nga Prilepi ka humbur jetën, ndërkaq bashkëshorti i saj është rëndë i lënduar, pasi në motoçikletën e tyre ka goditur një makinë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.

Bëhet fjalë për N.H. e cila nga lëndimet e mëdha ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërkaq D.H. (58), është transferuar në qendrën urgjente ku i është dhënë ndihma mjekësore pas mjekimit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur, dje rreth orës 16 në daljen drejt Manastirit ku M.R. (53) me veturën e tij “Pasat”, e ka goditur motoçikletën.

Për shkak të këtij aksidenti, komunikacioni është ndërprerë për dy orë, derisa ekipi i Policisë së Manastirit e ka kryer ekspertizën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button