Rama politikani më i varfër shqiptar, Bexhet Pacolli më i pasuri

Zyrtarisht sipas të dhënave të Inspektoriatit Deklarimit Pasurive të Zyrtarëve, politikani më i varfër shqiptar është Edi Rama i cili është i pastrehë dhe jeton me qira me Linda Ramën gruan e tij të katërt në një apartament me qira me sipërfaqe 74 m2. Edi Rama madje ka deklaruar se nuk ka as mobilje sepse kursimet e rrogës i ka shpenzuar për libra. Kryeministri  shqiptarë kështu regjistrohet si i pari kryetar i një shteti i cili deklaron se nuk ka asnjë pasuri dhe që jeton në mjerim.

Ndërkohë që Edi Rama deklarohet zyrtarisht si politikani më i varfër shqiptar, në Kosovë është shpallur politikani më i pasur Bexhet Pacolli.

Edhe më tutje në krye të listës së pasanikëve të politikës, qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro.

 292 milionë euro, pasuria e Pacollit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka vetëdeklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë

Lajme të ngjashme

Back to top button