Këtë vit do shfrytëzohet 4.4 për qind më shumë energji

Këtë vit në vend do të shfrytëzohet 4.4 për qind me shumë energji se vitin e kaluar, paralajmërojnë ata që përgatisin bilancin energjetik për periudhën 2014 – 2018.

Sipas rekomandimeve, rritje të harxhimit do të ketë te të gjitha llojet e energjisë dhe energensave. Parashikohet rritje më të madhe të harxhimit, prej 38.8 për qind të ketë gazi natyrorë. Te energjia gjeotermale , harxhimi do të rritet 17.5 për qind, ndërsa për energjitë e tjera parashihet rritje prej 5 për qind.

Harxhimi final i energjisë këtë vit do të jetë 76.5 teraxhul ose për 2.3 përqind më shumë krahasuar me vitin 2013, ndërsa harxhimi i energjisë primare do të jetë 118.9 teraxhul, repsektivisht 2.6 për qind më shumë se më parë.

Nga përdorimi i përgjithshëm i energjisë, 57.5 për qind do të sigurohen nga burimet e vendit, ndërsa 42.5 përqind nga eksporti.  Pritet që të ketë furnizim të sigurt dhe të mjaftueshëm me energji të llojeve të ndryshme. 

Lajme të ngjashme

Back to top button