U mbajt Ekspozita e Kolonisë Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”

Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e organizuar nga Shoqata e Artistëve të Artit Figurativ “Draodacum”, me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, 29 Qershorit, ka përmbyllur aktivitetet e saja.

Në ekspozitën kolektive të mbajtur në Galerinë e Qendrës për Kulturë, u ekspozuan punimet e krijuara gjatë qëndrimit në qytetin e Gostivarit të 67 artistëve nga gjithsej 29 shtete të ndryshme të Botë, pjesëmarrës në këtë koloni artistike ndërkombëtare.

I pranishëm në ekspozitë ishte edhe nikoqiri i gjithë manifestimeve të realizuara me rastin e Ditës së Komunës së Gostivarit, kryetari Nevzat Bejta.

Ky i fundit, deklaroi që Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, tashmë është bërë një format i njohur ndërkombëtar dhe paralajmëroi praninë e figurave të njohura ndërkombëtare nga fusha e Artit Figurativ në edicionin  vitit që vjen.

Kolonia Artistike “Kombet e Bashkuara Artistike”, e realizuar nga shoqata Draodacum,  financiarisht u mbështet nga Komuna e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button