Grumbullohen 60 ton mbeturina vetëm natën e Vitit të Ri

Më 1 janar Higjiena komunale ka grumbulluar 60 tonë mbeturina nga të gjitha komunat e qytetit që janë bërë gjatë natës së vitit të ri.

Më shumë mbeturina janë grumbulluar në sheshin “Makedonia” dhe në Çarshi ku edhe kishte një numër më të madh qytetarësh që festonin Vitin e ri.

Nga Higjiena Komunale thonë se ekipet e natës kanë intervenuar menjëherë pas mbarimit të festës.

Më 1 janar ekipet e Ndërmarrjes Publike në gjithë qytetin Shkupit ka nxjerrë në teren gjithsej 45 punëtorë.

Nga Ndërmarrja Publike “Drislla” thonë se në deponi kanë arritur gjithsej 180 ton mbeturina për vetëm një ditë.

Ndryshe, Nata e vitit të ri ka kaluar në një atmosferë të qetë dhe festive, pa ndonjë incident të madh.

Lajme të ngjashme

Back to top button