Vazhdon seanca e 107-të kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë vazhdim të seancës së 107-të kuvendore, në rend dite të së cilës është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për policinë, në procedurë të shkurtuar.

Në suaza të seancës, deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punë të brendshme, të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për sigurim shëndetësor, të tre në procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e papërpunuara minerale, në procedurë të shkurtuar, të parashtruara nga deputetët Vladanka Aviroviq dhe Stojan Milanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button