Xhevdet Jashari, aktori që spikat më ndryshe në serialin “O sa mirë”

Personazhi, “Arifhikmet Abdilmenafi i realizuar me mjeshtri nga aktori tetovarë Xhevdet Jashari në serialin “O sa Mirë”, ka sfilitur fuqishëm karakterin e trevës tonë, bashkë me veveçoritë oritë në mozaikun e koloriteve krahinore të interpretuar nga aktorë të ndryshëm, të përzgjedhur me mjeshtri nga regjisori.

Një aktor pak i njohur nga skena e Teatrit, ku ka luajtur role të ndryshme, pas interpretimeve në serialin ‘O sa mirë”, me gjithë seriozitetin e shprehjes së vokalit të plotë që është e vecanta e trevës tonë, bënë punën e vetë, në fuqin e trasnsmetimit, ekspresivitetin artistik, jo vetëm të fjalës , por edhe të mendimit që flitet midis tyre, duke sjellë knaqësine  humorit tek shikuesit.
Për gazetën “Koha”, Xhevdet Jashari refen se  ideja fillestare për pjesëmarrje në këtë serial ka qenë e Ard Islamit, skenaristit i serialit.

“Mua më pëlqeu shumë ideja për të realizuar një projekt me angazhimin e aktorëve nga të gjitha trojet tona dhe shpreha disa këndvështrime të miat për një interpretim të mundshëm të rolit të paraparë nga Maqedonia. Në tubimin e parë për realizimin e pilot-epizodës, mënyra ime e interpretimit të personazhit u pëlqye nga ana e regjisorit dhe producentëve dhe kështu, ky personazh edhe e filloi jetën e vet në kuadër të serialit ‘O sa mirë’”, tregon ai. 

Ajo që e bën të veçantë dhe kompleks personazhin e Arifhikmetit në serial, është se ai flet një “tetovarçe”, e cila i sjell shumë keqkuptime atij në raport me të tjerët, pasi jo shpesh e kuptojnë se çfarë flet. 

“Tetovarçja është një nga shumë dialektet e gjuhës shqipe. Dhe nëse i largojmë ‘sllavizmat’ nga dialekti ynë atëherë nuk kemi problem në komunikim në Kosovë dhe Shqipëri. Fundja dimension i rëndësishëm në komedi janë keqkuptimet”, thotë ai. 

“Në rastin e aktorëve nga Maqedonia, ne e kemi më të vështirë nga të gjithë pasi ne këtu nuk kemi institucione që do të mund të promovonin vlerat e aktorëve, nuk i kemi as edhe mediumet siç i kanë në Kosovë e Shqipëri. Prandaj, neve na duhet të punojmë në shumë raste shumë më shumë për t’u evidentuar vlerat tona”, thotë Jashari. 

“Unë kam studiuar aktrimin bazë të teatrit, dhe baza e fuqishme e profesionit në skenë më ka ndihmuar shumë edhe në film”, thotë aktori Xhevdet Jashari, i cili tani më ka disa vite që është edhe i punësuar i rregullt në Teatrin Shqiptar në Shkup. 

“Kultura përherë është e margjinalizuar, pasi si duket në Ministrinë e Kulturës ka më së paku tenderë, përveç në vitet e fundit tenderat e ndërtimit të përmendoreve nga Ministria, por këto nuk kanë lidhje me kulturën”, thotë aktori Xhevdet Jashari. “

Lajme të ngjashme

Back to top button