Ministri Bushati reagon për sulmin terrorist në Stamboll

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka reagur në lidhje me sulmin terrorist në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bushati nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në Twitter shprehet se: ”Fuqimisht dënoj sulmin terrorist në Stamboll. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre.”

Ndërkohë në lidhje me informacionet se pak minuta pas sulmit në aeroportin Atatürk ka mbërritur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar edhe ky i fundit. “Me vjen shume keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka në rregull, nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkruan Rama në profilin e tij zyrtar në Twitter.

Kryeministri Rama pritet të realizojë nesër një vizitë zyrtare në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button