Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë dënon sulmin terrorist në Stamboll

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë, ka dënuar sulmin terrorist i cili kishte në shënjestër aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i Përgjithshëm i këtij Unioni, Ali Karadaği në një deklaratë me shkrim theksoi se Turqia është vënë në qendër të disa sulmeve terroriste nga jashtë dhe brenda.

“Kushdo që e bën dhe e ndihmon, ky është një sulm terrorist”, thuhet në deklaratë dhe më pas i bëhet thirrje popullit turk të qëndrojë pranë qeverisë së Turqisë kundër atyre që synojnë të shembin politikën, ekonominë dhe shoqërinë e Turqisë.

Duke dënuar ashpër sulmin Karadaği ngus hulloi familjarët dhe të afërmit e personave që humbën jetën në këtë sulm si dhe iu uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button