Shkupi forcohet me Bajramin dhe Nuhiun

Klubi i Futbollit Shkupi ka vazhduar me blerjet në merkaton e janarit, duke bërë për vete dy futbollistët që edhe kishin filluar karrierën në shkollën e kësaj skuadre, Ardian Nuhiu dhe Muharrem Bajrami.

Dy futbollistët shkupjan kanë vendosur që të firmosin me Shkupin kontratë 18 muajshe, duke treguar se dy palët kanë aspirata të larta, që sa më shpejtë të kthejnë skuadrën në Ligën e Parë të Maqedonisë.

“Gjithsesi po shprehem i kënaqur nga marrëveshja që kemi arritur me klubin tonë të zemrës, KF Shkupi dhe kushtet që na ka ofruar kryetari Ademi. Jam tepër i emocionuar që më në fund do të luajë para publikut më të zjarrtë në Maqedoni, “Shvercerat Shkup”. Mendoj se klubi ka treguar seriozitet të madh dhe shpresojmë se bashku me trajnerin Ramadani të arrijmë qëllimet tona”, është shprehur mesfushori Bajrami.

(Muharrem Bajrami duke firmosur marrëvshjen me kryetarin Ejup Ademi)

Sulmuesi Ardian Nuhiu do të jetë një nga ata të cilët do të kërkojnë që të shënojnë sa më shumë gola, ndërsa rikthimi në folenë e vjetër është emocion në vete. “Është kënaqësi të mbash fanellën e Shkupit, është kjo skuadër e cila na mundësoi që të njihemi në arenën ndërkombëtare dhe të jemi edhe pjesë e ekipeve më të mira në vend. Shkupi meriton shumë dhe më gëzon fakti që kryesia e klubit me kryetarin Ejup Ademi kanë plane të mëdha. Unë nuk mundë pa e cekë, se të lush para “Shvercerave” është nder  i madh dhe privilegj. Nuk mundë ta harroja se ata më kanë përkrahur edhe kur kam luajtur me skuadra tjera. Shpresoj që me trajnerin Zekirija Ramadani dhe përforcimet tjera që ka marrë Shkupi, shumë shpejtë do të jemi aty edhe ku meriton ekipi, Ligën e Parë”.

(Ardian Nuhiu duke firmosur marrëvshjen me kryetarin Ejup Ademi)

Edhe kryetari i KF Shkupi, Ejup Ademi është shprehur i kënaqur nga përforcimet e fundit që ka sjellë në skuadër. “Kemi arritur shumë shpejt marrëveshje dhe ishte një ndër takimet më të lehta për mua. Kemi sjellë në skuadër futbollistë me bagazh evropian e mos të flasim për paraqitjet në Ligën vendore. Besoj se nuk do të mungojnë rezultatet”, tha Ejupi.

Muharrem Bajrami dhe Ardian Nuhiu janë përforcimet e para nga Liga e Parë, të cilët erdhën te Shkupi pasi kishin ndërprerë kontratën me Shkëndijën e Tetovës. Shkupi më herët ka nënshkruar marëveshje me Florent Osmanin, Mario Desniq dhe Fisnik Zukën. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button