Zvicër, dy nxënësve muslimane u mohohet e drejta për shtetësi për shkak të “notit”

U refuzohet aplikimi për nënshtetësi dy vajzave nxënëse muslimane në Zvicër të cilat nuk morën pjesë në lëndën obligative të notit dhe nëpër kampe, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të televizionit SRF në Zvicër, zyrtarët zviceran kanë refuzuar aplikimet për nënshtetësi të dy vajzave nxënëse muslimane të moshës 12 dhe 14-vjeçare që jetojnë në Bazel për arsye se nuk kanë pranuar të marrin pjesë në orët e notit dhe në kampe.

Kryetari i Komitetit të Shtetësisë në Bazel Stefan Wehrle, në deklaratën në lidhje me çështjen, tha se ata që duan të bëhen shtetas të Zvicrës janë të detyruar t’i përshtaten sistemit arsimor.

Duke theksuar se sikurse në shumë kantone të Zvicrës, edhe në Bazel orët e notit janë të detyrueshme, Wehrle u shpreh se “Ata që nuk i plotësojnë kushtet e shkelin ligjin dhe për këtë arsye nuk u jepet e drejta për shtetësi.”

Familjet muslimane që më parë kishin aplikuar nëpër gjyqet e Zvicrës në mënyrë që fëmijët e tyre të mos marrin pjesë në orët e notit, kërkesa këto të cilat ishin refuzuar, ndërkohë që shkollat në Bazel kishin zbatuar dënime në të holla për familjet e fëmijëve të cilët nuk pranuan të marrin pjesë në orët e notit.

Për më tepër, pas rastit ku dy nxënës muslimanë nuk pranuan të shtrëngojnë duart me mësuesen për arsye fetare, shtrëngimi i duarve për nxënësit u bë i detyruar dhe në rast se fëmijët nuk pranojnë të shtrëngojnë duart me mësuesit, familjeve të tyre do t’u dërgohej dënim në të holla prej pesë mijë frangash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button