Gostivar, 1.5 milion euro investime në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”

Në mjediset e shkollës fillore qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, të martën u nënshkruar memorandumi për bashkëpunim mes shkollës dhe  shoqatës qeveritare turke “Tika”, për mbështetje financiare në meremetimin e plotë të objektit shkollor.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim dhe fillimit të punimeve, i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta i cili përgëzoi qeverinë dhe popullin turk për investimin e kryer në këtë shkollë i cili peshon 700 mijë euro.

Koordinatori i Shoqatës Qeveritare Turke “Tika”, Teoman Tirjaki tha se projekti për shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, është projekt kapital dhe parashikon rekonstruim të plotë të plotë të objektit shkollor.

Drejtori i shkollës, Oktaj Nuredin, shprehu bindjen që shkolla më së voni deri 15 Shtator do të jetë gati.

Ministri Furkan Çako falënderoi shtetin dhe popullin turk që përmes Shoqatës “Tika”, ndërmori një investim kapital në shkollën fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, në qytetin e Gostivarit.

Krahas meremetimit të plotë të objektit shkollor, në shkollën fillore qendrore “Mustafa Kemal Ataturk”, do të ndërtohet salla e re sportive. Është ky një projekt me vlerë financiare prej 800 mijë euro, ndërsa vlera totale e investimit në këtë shkollë llogaritet 1.5 milion euro.

Këshilli Komunal i Komunës së Gostivarit aprovoi vendimin për lirim nga pagesa për kompensim për komunalje për ndërtim të sallës së sportit në këtë shkollë ku mësimi zhvillohet në gjuhën Shqipe, Turke dhe Maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button