Erdogan kërkon mbështetje nga populli

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar mbështetjen e popullit në luftën e tij kundër komplotit që në shënjestër ka demokracinë në Turqi.

“Historia nuk do t’i falë ata që janë përzier në këtë lojë,” ka thënë Erdogan në një televizion në fjalimin e tij për fund vit, raportoi Reuters, më 1 janar.

“ Unë ftoj që çdo njëri prej 76 milionë njerëzve të ngritet për veten e vet, për të mbrojtur demokracinë dhe të jenë kundër sulmeve të shëmtuara në vendin tonë,” ka thënë ai.

Ky hetim për korrupsion përbën sfidën më të madhe për Erdoganin në 11 vitet e tij si udhëheqës.

“ Cilëndo parti që ju mbështesni, ky komplot na vë në shënjestër të gjithëve pa përjashtim, bukën në tryezën tona, paratë në xhepat tonë, djersën e ballit,” tha ai.

“ Sukseset e Turqisë, ekonomia e saj në rritje, politika e jashtme aktive, projektet e saj në shkallë globale, kanë bërë që të implementohet një kurth i ri kundër vendit tonë,” ka thënë Erdogan, i ulur në një tavolinë para flamurit kombëtar turk.

Erdogan tha se qeveria e tij i është ekpozuar dy sulmeve vitin e kaluar, protestat në Gezi Park që tronditën vendin gjatë muajit maj dhe qershor dhe e dyta hetimi për korrupsion.

“ Ju nuk duhet të shqetësoheni, Turqia është në duar të sigurta dhe po vazhdon rrugëtimin e saj drejt së ardhmes,” përfundoi Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button