Zaev – Selmani: Pa media të lira nuk ka kushte për zgjedhje demokratike

Me nismën e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot u mbajt takim i kryetarit të LSDM-­së, Zoran Zaev dhe kryetarit të Shoqatës, Naser Selmani.

Siç informoi LSDM-­ja në takim Zaevi i ka informuar Selmanin, se një nga temat kyçe për bisedë, në kuadër të dialogut politik nën patronazhin e bashkësisë ndërkombëtare, janë reformat në media, të cilat janë kusht për zgjedhje të lira, korrekte dhe të rregullta.

Sipas LSDM­-së, në takim bashkarisht është vlerësuar se pa reforma mediale, pa media të lira, nuk ka kushte për zgjedhje të lira, korrekte dhe të rregullta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button