Maqedoni, rreth një mijë persona vuajnë nga gripi

Gjithsej 231 persona me simptoma të gripit janë paraqitur javën e fundit nga viti 2013, njoftoi Instituti për shëndetësi publike. 

Në krahasim me numrin e personave të sëmurë në periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar, ka rritje për 2.6 herë, kurse në krahasim me mesataren e të sëmurëve në 10 vitet e fundit, kemi rritje prej 3.6 herë. 

Numri i përgjithshëm it ë sëmurëve nga gripi në Maqedoni nga fillimi i sezonit 2013 – 2014 (40 javë në vitin 2013) përfshinë 977 persona. 

Në këtë periudhë nuk ka persona të vdekur nga gripi.   

Numër më i madh i të sëmurëve në përpjestim me numrin e banorëve është në Pehçevë (40.5/10000), kurse numër më të madh të të sëmurëve nga në Tetovë, 242 persona.  

Lajme të ngjashme

Back to top button