Bileta me çmim të ulët për studentët në Mavrovë

Biletat ditore për studentët e universiteteve shtetërore dhe private në vend, për të shfrytëzuar ski qendrat në sezonin e dimrit në Mavrovë do të jenë me çmim më të ulët për 30 përqind.

Studentët gjithçka çka duhet bërë është të tregojnë indeksin si dëshmi se studiojnë në universitet.

Kjo iniciativë është përshëndetur nga ministri i arsimit dhe shkencës Spiro Ristovski duke theksuar rendësin e skijimit dhe sportit në vende me ajër të pastër dhe malor.

Një biletë në kulmin e sezonës në Mavrovë për studentët ka kushtuar 1.100 denarë  kjo tani kushton 800 denarë. Pas 20 janarit e njëjta do të kushtojë 650 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button