Osmani: BDI vazhdon me politikat e mashtrimit të shqiptarëve

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani i shoqëruar nga deputeti Naxhi Xhelili dhe këshilltari komunal Vesel Memedi realizuan takime pune me karakter informativ me mërgimtarët e fshatrave më të mëdha Çegran, Debresh, Forinë dhe Çajlë.

Kryetari i partisë Osmani me këtë rast argumentoi se zgjedhjet lokale në Gostivar janë jolegjitime dhe të falsifikuara nga koalicioni BDI-VMRO dhe se pushteti aktual komunal nuk ka legjitimitetin demokratik nga populli shqiptarë.

Osmani ironizoi deklaratat e kreut të BDI-së me të cilat siç tha, “vazhdohet me politikat e mashtrimit të popullit shqiptarë se gjoja shqiptarët qenkan shtetformues, se gjoja gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe se vendimet në politikbërjen nacionale miratohen me konsensus”.

“Pse u pajtuan ministrat e BDI-së për sjelljen e Car Dushanit në Shkup, pse nuk propozon kandidat konsensual shqiptarë por kandidat maqedonas, pse Shkupi i ngjan sot qyteteve mesjetare kishtare ortodokse, pse margjinalizohet komplet kultura dhe identiteti nacional shqiptarë dhe mohohet identiteti islam, pse vendbanimet shqiptare janë bërë vendbanime të pleqve dhe pse të rinjtë shqiptarë shpërngulen masoviksiht nga Maqedonia…? Mos vallë këto çështje nuk janë pjesë e agjendës së tyre politike dhe qeveritare?!”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë, deputeti Naxhi Xhelili informoi mërgimtarët për faktin se Parlamenti është bërë vegël e qeverisës dhe se majorizimi i kërkesave ekonomike dhe politike të shqiptarëve vazhdon si në kohërat e komunizmit.

Madje, deputeti Xhelili shpjegoi idenë e RDK-së për kandidat konsensual shqiptarë për kryetar shteti, veprim ky që do duhet të eliminon përçarjen e thellë politike shqiptare dhe që do duhet të mobilizon trupin votues shqiptarë dhe të jetë indikator për të projektuar numrin real të shqiptarëve në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button