Të rinjtë e shohin liberalizimin si mundësi për dalje nga kriza

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim ka realizuar një hulumtim që ka të bëjë me qëndrimet e të rinjve kosovarë rreth çështjeve politike, ekonomike, sociale e poashtu liberalizimin e vizave, njofton Klan Kosova.

Hulumtimi është bërë me 226 respondent me moshë mesatare 20.3 vjet nga Prishtina dhe disa qytete tjera si Lipjani, Podujeva, Skënderaj e Drenasi.

Koordinatori i Qendrës për Shërbime Humane dhe Zhvillim Shkumbin Gashi ka bërë të ditur për Klan Kosovën se 54 përqind e të rinjëve ka dalë që së paku katër herë në javë përcjellin politikën deri sa nga 8 përqind janë të involvuar në të.

Kjo sipas tij paraqet një diskrepancë që tregon se të rinjtë nuk e kanë guximin të përfshihen në këtë çështje.

Ndërkaq rekomandimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave sipas Gashit e kanë mirëpritur 94 përqind të të rinjve mirëpo 39 përqind prej tyre e kanë parë këtë si mundësi e mirë për dalje nga kriza.

Kjo sipas Gashit tregon për se ata të rinjë janë potencial që me liberalizimin e vizave të largohen nga Kosova dhe mos të kthehen më.

Në pyetësorin me gjithsej 30 pyetje ka qenë edhe besueshmëria e të rinjëve.

FSK ka dal të jetë me besimin më të lartë ndërkaq partitë politike me besueshmërinë më të ulët.

Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim ka bërë thirrje nga përgjegjësitë për zbatim të ligjeve dhe involvim sa më të madh të të rinjëve në vendimmarrje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button