Në muajin maj çmimet shitëse të produkteve industriale më të larta

Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në maj kanë qenë më të larta për 0,8 për qind në nivel mujor dhe për 0,5 për qind në nivel vjetor, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Në krahasim me muajin prill, çmimet shitëse janë më të larta në grupet Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 1,6 për qind, Produkte të përhershme për konsum të gjerë për 1,5 dhe Produkte intermediare, përveç energji për një për qind, ndërsa në grupin Produkte kapitale janë në nivelin e njëjtë.

Në krahasim me vitin e kaluar, çmimet shitëse janë më të larta në grupet Produkte kapitale për 7,6 për qind, Produkte të përhershme për konsum të gjerë për 3,9 për qind, Energji për 1,6 për qind dhe Produkte jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button