Autobusi i Maqedonisë me të shtyrë rrugës për BE

Gordan Georgiev, kolumnë – “Xhepat plot alibi”, Utrinski Vesnik
Mirëmëngjesi i madh do të vjen pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe me ballafaqimin  me të vërtetën – se ose do të fitojmë ( ose më mirë thënë, është e domosdoshme të fitojmë) ose do të zhdukemi.

Todor Pendarov, kolumnë – “Qeveria e filloi agjendën prej 1 janarit”, Utrinski Vesnik
Qeveria e filloi vitin 2104 me sukses, përkushtim dhe patjetër, me transparencë. Tani, të kalojnë edhe festat e Krishtlindjes,  Stara –Nova zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare( me siguri), e kështu viti 2014 do të kalojë.

Erol Rizaov, kolumnë “ Urimi i Vitit të Ri për Gruevskin”, Utrinski Vesnik
Vetëm të verbëritë nga sytë, ose ata që jetojnë mirë në hesap të shtetit, karrieristë të ndryshëm që i ngjiten çdo pushteti, nuk munden të shohin se Maqedonia prej vitit 2006 e këndej është sa vjen e më pak shtet demokratik, me çrregullim serioz të proceseve demokratike dhe kthim prapa.

Antonio Spasev, kolumnë – “ Mashtruesit dhe përfolësit le të mbeten në 2013” , Dnevnik
Kush nuk e shtynë autobusin Maqedonas? Përtacët, mashtruesit dhe përfolësit. Ata qëndrojnë rehat dhe presin që energjia e huaj ti shpien në të nesërmen më të mirë. Normalisht, për këtë  marrin edhe rroga të mira. E me këta njerëz Maqedonia duhet të merret në vitin 2014.

Angel Ivanov, kolumnë – “ Njeriu vetë prej balte mundet të krijohet”, Dnevnik
Gabimi më i madh i zotit është që e ka krijuar njeriun. Nëse asgjë tjetër, së paku gjatë zgjedhjes së materialit, nuk ka gabuar . Zoti e ka krijuar njeriun prej balte. Vetëm nga balta mundet të krijohet njeriu. Përndryshe, njeriun e ka lind nëna vetëm kur është njeri ne kuptimin e vërtetë të fjalës.

Dimitar Mirçev, kolumnë – “ Cilët janë indikatorët për Vitin e Ri 2014 të lumtur?”, Dnevnik
Nuk jam as optimist, as pesimist, as si thuan disa – realist. Thjeshtë jam për ti përvjel krahët. Ti kryejmë mirë rolet tona, të pozitës, opozitës, profesionalet, të qeverisë ose  ato joqeveritare.

Vasil Mickovski, kolumnë –“Shtatë teza për luftëkundër regjimit”, Sloboden Peçat
Opozita duhet  ta bindi publikun se fytyra e monetës së tranzicionit  nuk është një variant me e butë e të njëjtës, ose një garniturë politike e cila ka qenë  e paaftë dhe pa përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve të një populli të ri dhe demokracisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button