Samsung me televizor 110-inç UHD

Kompania Samsung ka prezantuar televizorin më të madh në botë UHD, i cili gjatë javës së ardhshme pritet t’i prezantohet edhe publikut gjatë panairit Consumer Eletronics Show (CES).

Bëhet fjalë për ekranin 110-inçësh, i cili shfaq fotografinë me dimensione 2,6 x 1,8 metra. Televizorit gjigant i është bashkuar edhe një televizor tjetër nga e njëjta markë, por që është me ekran 85-inç i cili gjithashtu pritet të prezantohet në panair.

Shitja e tij do të filloj në Kinë, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të jetë i disponueshëm edhe në tregun evropian dhe atë të lindjes së mesme.

Çmimi i televizorit 110-inçësh ende nuk është bërë publik, por spekulohet që në Korenë Jugore do të shitet për 150.000 dollarë, derisa ai me 85-inç me 40.000 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button