Raul, porosi Realit: Kujdes nga Schalke

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez thotë se ekipi i tij nuk duhet të marrë asgjë si të garantuar për sfidën ndaj Schalkes në Ligën e Kampionëve pasi gjermanët luftojnë deri në fund.

“Do të jetë një ndeshje e veçantë për mua. Do të jetë shumë mirë për Schalken dhe jam shumë i ngazëllyer që ish-bashkëlojtarët e mi dhe tifozët do të përjetojnë një sfidë të tillë”.

“Real Madridi është më i mirë se Schalke, por gjithmonë duhet të keni kujdes ndaj ekipeve gjermane sepse ata luftojnë deri në fund”.

“Schalke ka një ekip shumë të mirë”, ka thënë Raul.

Lajme të ngjashme

Back to top button