Stuhi dimri në SHBA, shpallet gjendja emergjente

Një stuhi e madhe dimri ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara. Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xherrsit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. Pranë qytetit të Bostonit, në Masaçusets, tashmë ka rënë më shumë se gjysmë metri borë.

Në disa rajone janë mbyllur edhe shkollat, pasi pritet që moti të përkeqësohet akoma më shumë në ditët në vijim. Sipas medieve amerikane vendi është përfshirë nga moti i keq mbrëmjen e djeshme dhe pritet që të shtohen reshjet dhe të bien temperaturat.

Rrugët të gjitha janë të mbushura me dëborë, ku kalimi është bërë i vështirë për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës. Gjithashtu qendrat për të pastrehët janë mbipopulluar, për shkak të temperaturave të ulëta. Kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2,300 fluturime të enjten, para se të niste stuhia.

Lajme të ngjashme

Back to top button