Universiteti “Nënë Tereza” nuk mund të funksionojë me shumën që Qeveria ia ka caktuar

Buxheti i universitetit “Nënë Tereza” për vitin akademik 2016-2017 do të jetë vetëm 10 milion denarë. Këto janë shifrat që janë paraparë në rishikimin e buxhetit qendror.

Sa për ilustrim, Universiteti i Shtipit dhe Manastirit do të marrin përafërsisht shumat e njëjta me ato të vitëve të kaluara  qe kap shumën e 4 milion e 100 mijë euro, apo rreth 251 milion e gjysëm denarë, që krahasuar me atë që i është ndarë Universitetit Nënë Tereza, është një shumë tejet e lartë.Përveç se me mungesën e objektit adekuat si duket Universiteti i ri shqiptarë do të ballafaqohet edhe me krizë financiare.

Ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti thekson se zyrtarët e BDI-së duhet të na sqarojnë se si është e mundur që një universitet i ri të funksionojë më këtë buxhet.

“Për fat të keq, vërtetohen dyshimet se shpallja me pompozitet e themelimit të Universitetit të ri është vetëm një mashtrim elektoral. Një vendim që vetëm e dëmtoi UT-në dhe asgjë tjetër. Se si mund të themelohet universitet me atë buxhet duhet të na e tregojnë zyrtarët e BDI-së. Ky nënçmim që u bëhet shqiptarëve në çdo sferë i ka kaluar të gjitha kufijtë”, tha për Portalb, Rushiti.

Profesori universitar, Avzi Mustafa sqaron për Portalb se me këtë buxhet rrezikohet mosfunksionimi i Universitetit të ri.

“Është një shumë shum e vogël për një universitet të ri. Kjo gjë të shtyn të mendosh se sa është vështirë që ky universitet të funksionojë, do të thotë se rrezikohet hapja e tij dhe funksionimi i rregullt”, tha për Portalb Mustafa.

Ndryshe, ish ministri i arsimit Abdilaqim Ademi në dhjetor të vitit të kaluar, pati deklaruar se ministria i ka paraparë mjetet për përgatitjen e dokumentacionit dhe fillimin e punimeve dhe me këtë, ai kishte thënë se shpreson që deri në maj ose qershor të jetë i gatshëm projekti kryesor dhe më pas të hapet tenderi për ndërtimin e objektit. Ademi tha se për tërë projektin do të ndahen rreth 20 milion euro dhe pjesërisht do të jetë gati deri në shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button