Colorado, radhë për të blerë hashash (Video)

Rradhë të gjata nëpër dyqanet e duhanit janë krijuar në shtetin amerikan të Kolorados, i cili legalizoi përfundimisht industrinë e marijuanës.

Me dhjetëra dyqane që tregtojnë marijuanë u hapën në qendrën e shtetit, Denverin. Sipas ligjit, çdo njeri mbi moshën 21 vjeç mund të blejë deri në 28 g marijuanë, ndërsa ata rezidentë që vijnë nga shtetet e tjera mund të blejnë vetëm çerekun e asaj mase.

Shembullin e Kolorados duket se po e ndjek edhe shteti veriperëndimor i Uashingtonit. Ky shtet, i cili ka kryeqendër qytetin e Siatëllit, pritet që brenda një viti të lejojë tregtimin e lëndës narkotike.

Muajin e shkuar ishte Urugai ai që u bë vendi i parë në botë që legalizoi plotësisht industrinë e lëndës narkotike, nw ndryshim nga Holanda, e cila ka disa barriera ligjore, kur vjen puna tek përpunimi dhe prodhimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button