Reportazh, historia e “Xhamisë së Vjetër” në Kumanovë ruhet brez pas brezi (FOTO)

Xhamia "Tatar Sinan Pasha", Kumanovë
Xhamia “Tatar Sinan Pasha”, Kumanovë

“Xhamia e Vjetër” në Kumanovë është ndër xhamitë e para të ndërtuara në vend, pas xhamisë në fshatin Tabanoc. Në mungesë të të dhënave të shkruara historia e ndërtimit të xhamisë ruhet brez pas brezi gojarisht. Portalb.mk. ju përcjell atë.

Ndërtimi i xhamisë

“Nga ajo që kam dëgjuar, Tatar Sinan Pasha ka qenë bej dhe ka ardhur këtu si përgjegjës i disa punëve. Ai e ka ndërtuar xhaminë, më shumë thuhet se për ushtrinë. Qyteti këtu ka qenë i banuar me pak banorë, prandaj origjinali i xhamisë i ndërtuar në vitin 1532 është i vogël.”-rrëfeu imami i xhamisë, Nazmi Muadini, “Nga pleqtë kam dëgjuar se ai kur e ka ndërtuar i ka ftuar banorët vendas për hapjen e xhamisë, por është mërzitur se nuk kanë pasur përgatitje njerëzit tonë për hapjen zyrtare të xhamisë.”

13530372_1768195566759707_907000758_n

Në mesin e shembujve më përfaqësues të objekteve sakrale me plastikë të gurtë dekorative mbresëlënëse është edhe “Xhamia e Tatar Sinan Pashës”. Elementet dekorative të cilat janë punuar në mihrabin, mimbarin, dritaret dhe në pjesët e tjera të xhamisë janë përpunuar nga guri dhe mermeri.

“Për dallim nga xhamia në Tabanoc, që është në rrënim e sipër në xhaminë në Kumanovë rregullisht është investuar, është riparuar që të mund të kryehen ritet fetare. Të dyja xhamitë janë nën mbrojtje ligjore, andaj nuk kemi ndryshuar asgjë në pjesën e vjetër të xhamisë së Kumanovës, por e kemi zgjeruar atë me pjesë tjera përreth së vjetrës.”-deklaroi kryetari i Myftinisë së Kumanovës, Abedin Imeri.

“Është zgjeruar në vitin 1987 dhe në vitin 2008. Ka pasur varreza por pak i larguam, e rregulluam oborrin.”-sqaroi Muadini, “Ka qenë një varr i rrethuar aty, se dinin as pleqtë e as shkrime nuk kemi pasur. Varri “Emire” emrin e paska pasur, bije e një zotërie , paska vdekur para se të shkojë nuse dhe ia kanë mirëmbjatur varrin me pajën e sajë. Ato i kemi larguar në një skaj sepse janë varreza prej 100-130 vjet më parë.”

13521807_1768195563426374_418535187_n

 Roli i xhamisë

“Popullata jonë e ka pranuar Islamin para ardhjes së osmanlinjve, por kur janë ndërtuar institucionet atëherë popullata ka filluar që me të madhe ta pranojë Islamin, sidomos në shekullin XVI.  Kështu në shek XVI -XVII Kumanova ka pasur 500 familje myslimane, ndërsa deri para 20 viteve u bënë 5000.”-tha Muadini.

Imeri tha për Portalb se xhamitë e para më herët kanë luajtur rol shumë më të rëndësishëm se sa xhamitë sot, duke luajtur kështu edhe rolin e shkollave, të universiteteve.

Këtë e konfirmoi edhe Muadini, siç dhe theksoi “Dihet se në kohën e Jugosllavisë njerëzit nuk kanë pasur shumë hapësirë” kështu vetëm në xhami janë organizuar aktivitetet në ndihmë të të varfërve,  sadakatul-fitri për Ramazan, zeqati, ndihma vullnetare, aktivitete për ndërtimin e ndonjë shtëpie diku, ndonjë rrugë etj. Deri para dy-tre viteve vetë ai i ua ka mësuar fëmijëve gjërat elementare të Islamit dhe leximin e Kuranit, pasi edukimi, shkollimi janë parësore, siç tha “me fe mbahet edhe vatani, mbahet edhe shteti”. Por me përhapjen e organizatave humanitare dhe mektebeve aktivitetet në fjalë realizohen në këto të fundit, ndërkohë që zvogëlohet hapësira e veprimit të xhamive.

Një nga aktivitetet për të cilën njihet kjo xhami është pritja e refugjatëve kosovarë në vitin 1999, banorëve që u shpërngulën në qytet në vitin 2001, si dhe refugjatëve nga Lindja e mesme gjatë vitit të kaluar. Sipas Muadinit, me organizim të BFI-së, respektivisht myftinisë ata i kanë udhëzuar e ndihmuar refugjatët, u kanë bërë vendbanim, ndërsa populli u ka dhënë ushqim.

LEXO: Kumanovë, emigrantët hapin zemrat për Portalb, Xhamia mbetet streha e tyre

Xhamia “Tatar Sinan Pasha”, Kumanovë
Xhamia “Tatar Sinan Pasha”, Kumanovë

 “Ndër vite ka pasur 100% ndryshim: objekti i xhamisë, oborri është rregulluar nga njëra anë e nga ana tjetër xhemati është shtuar, sidomos të rinjtë. Ja psh këtë Ramazan janë 200-300 të rinj që e falin sabahun në xhami.”-tha për Portalb Muadini i cili është imam në xhami për gati 26 vjet radhazi.

13553414_1768195526759711_819766923_n

Sa i përket Xhamisë “Koxha Mehmet Bej” në Tabanoc, të ndërtuar në vitin 1380 Imeri sqaroi se në bashkëpunim me drejtorinë që mbanë përgjegjësi për monumentet kulturore në RM-së kanë arritur ta fusin nën mbrojtje ligjore, si monument kulturor në kuadër të Ministrisë së kulturës. Dhe tashmë kanë përgatitur projekt që e kanë përcjellur në Stamboll dhe presin që dikush të paraqes interes për ta riparuar a rikonstruuar, pas së cilës shteti duhet të japë një leje të posaçme. Por shteti deri tani nuk ka investuar aspak.

LEXO: Xhamia e Tabanocës në prag të rrënimit, vlera shumëshekullore e lënë në mëshirë të fatit

Ndryshe, sipas Muadinit xhamia e dytë në qytet është ndërtuar në vitin 1753, por nuk ka as një shenjë tashmë. Në vitin 1380 poashtu ishte ndërtuar edhe xhamia e parë në fshatin Orizare, e cila ishte rrënuar në vitin 1936./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button