Betohet Sami Lushtaku për herë të tretë

Betimi i kryetarit të rizgjedhur të Skenderajt, Sami Lushtaku ka zgjatur vetëm dhjetë minuta. Ndërkohë, rreth 200 qytetarë të Skenderaj janë mbledhur para Kuvendit Komunal duke festuar betimin e Kryetarit të tyre.

Ai ka qenë i shoqëruar vetëm nga Policisë së Kosovës dhe një veturë që sjellë të burgosurit nga qendrat e paraburgimit.

Cermoninë e betimit, Lushtak e ka kryer vet, ndërkohë cermonia e betimit të asambleistëve pritet të fillojë së shpejti.

Megjithatë, për shkak të pakënaqësive të saj, këtë betim nuk do ta bëjë kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajnishahe Shala-Halimi, e cila ka thënë se Sami Lushtaku bashkëpunon me EULEX-it.

Lajme të ngjashme

Back to top button