Pak para – shumë dashuri

Martesa me mashkullin e pasur dhe të bukur është ëndërr e shumë femrave. Megjithatë, hulumtimi i fundit i qendrës “New Reserch” ka treguar që ata me të ardhura më të vogla janë emocionalisht më të afërt, më besnikë dhe dashnorë më të mirë!

Atutë e tyre kryesore janë: lumturia, besnikëria dhe orgazma.

Me këtë fenomen është marrë profesori i Universitetit të Çikagos, Adam Galinsky, i cili konstaton që femrat do të jenë më të kënaqura në lidhjen me partnerin më të varfër, sepse janë më pak egoistë dhe më pak të lazdruar sesa ata të pasurit, të cilët angazhohen më pak dhe presin që partnerja t’ua plotësojë të gjitha dëshirat.

Nga ana tjetër, meshkujt me të ardhura më të ulëta janë më të sjellshëm me të tjerët, posaçërisht me miqtë dhe me familjarët e së dashurës së tyre, më shumë qeshin dhe më shumë flasin.

Gjithashtu janë edhe më të shoqërueshëm, shpesh dalin me të dashurën dhe janë të gatshëm të krijojnë miqësi të reja, ndërsa personat që kanë statusin më të mirë shpesh sillen në mënyrë të pakëndshme ndaj të tjerëve, sepse mendojnë se do të shfrytëzohen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button