Qentë endacak shkaktojnë tre aksidente

Tre aksidente në të cilat tre vetura kanë goditur qentë endacakë kanë ndodhur dje në autsotradën Tetovë-Gostivar. Në aksidentet janë lënduar tre persona në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 5 vjeçar.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski sot informoi se aksidenti i parë ka ndodhur dje rreth orës një pas mesnate kur vetura “Ford Mondeo” me targa të Gostivarit ka goditur një qen endacak. Vetura të cilën ka qenë duke e vozitur 32 vjeçari A.A. ka humbur kontrollin dhe është përplasur për mbrojtëset prej betoni, ku janë lënduar vozitësi dhe bashkëudhëtarët GJ.A.(32) dhe fëmiu 5 vjeçar.

Të tre janë dërguar në Spitalin e Gostivarit, më pash janë lëshuar në mjekim shtëpiak. Pastaj vetura “Golf” me targa të Gostivarit, drejtuar nga S.D.(49) ka goditur dhe mbytur një qen, të lënduar nuk ka. Rasti i tillë i fundit është regjistruar dje rreth orës 11:30 minuta, ku makina “Citroen” me targa të Kërçovës drejtuar nga A.B.(32) ka goditur një qen

Lajme të ngjashme

Back to top button