Maqedoni, në zonat urbane vitin e kaluar kanë lindur mbi 13,300 fëmijë

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në Maqedoni numri i fëmijëve të lindur të gjallë në rajonet e qytetit gjatë vitit të kaluar ishte 13,357 fëmijë ose 57.9 përqind të numrit të përgjithshëm të fëmijëve të lindur të gjallë, në krahasim me 9,718 ose 42.1 përqind në zonat rurale, raporton Anadolu Agency (AA).

Numrin më të madh të lindjeve të përgjithshme sipas rajoneve e ka ai i Shkupit me 34.9 përqind, dhe më të ulëtin e ka rajoni lindorë me 6.9 përqind, ndërsa mosha mesatare e nënave ishte 29.4 vjet në zonat e qytetit dhe 27.7 në zonat rurale.

Mosha mesatare e nënave në lindjen e tyre të parë është 28 vjet në zonat e qytetit, ndërsa 25.3 vjet në zonat rurale. Në lindjen e parë nënat nga zonat rurale janë 2.7 vjet më të reja nga nënat e qytetit.

Numri i vdekjeve në zonat e qytetit vitin e kaluar ishte 12,462, ose 60.9 përqind, kundrejt 7.999 personave të vdekur ose 39.1 përqind, në zonat rurale të vendit. Pjesën më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të vdekjeve, sipas rajonit, e ka Shkupi me 28.5 përqind dhe më të vogël, rajoni verilindor me 8.5 përqind. Numri i vdekjeve i të porsalindurve në rajonin e qytetit është 116, ndërsa në zonat rurale 82.

Mosha mesatare e vdekjeve në zonën e qytetit shkon në 72.4 vjeç, dhe 73.2 vjeç në zonat rurale. Pjesëmarrja në shtimin natyral në mesin e popullatës në zonat e qytetit është 34.2 përqind kundrejt 65.8 përqind në zonat rurale. Në tre rajone është shfaqur dukuria e shtimit natyrorë negativ, në veçanti në rajonin e Pellagonisë, rajonin lindor dhe atë të Vardarit.

Të dhënat për migrimin e brendshëm, në kuadër të të njëjtit rajon, tregojnë se pjesa më e madhe prej 34 përqind të ketij migrimi përbëjnë lëvizjet nga fshati në qytet. Sa i përket migrimit të përgjithshëm në nivel rajonal nga fshati në qytet, kryeson rajoni verilindor me 42.4 përqind, ndërsa në rajonin e Pollogut kryesojnë migrimet nga fshati në fshat me 61.0 përqind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button