Cliff: Kosova s’është e gatshme të merret me krimet e luftës

Ambasadori britanik Ian Cliff në intervistën ekskluzive për Koha Ditore ka thënë se EULEX-i duhet të qëndroj në Kosovë sepse institucionet e Kosovës nuk janë ende të gatshme të merren me krimet e luftës.

“Nuk mendoj se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të merren me krimet e luftës. Unë e di se krimet janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Mendoj se është e nevojshme që të trajtohen krimet e luftës dhe kjo kërkon rolin e EULEX-it”, ka thënë Cliff.

Sipas tij, ende ka punë për t’u bërë në forcimin e institucioneve vendëse, sepse janë disa raste serioze për të cilat është e nevojshme të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it”, ka thënë ai. /Koha Ditore/

Lajme të ngjashme

Back to top button