Zgjedhjet bllokojnë dialogun

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq, edhe nëse do të marrin çmimin Nobel për paqe, vështirë se do të mund të ulen sërish për t’i hedhur firmat e tyre në ndonjë marrëveshje të re në emër të Kosovës dhe Serbisë.

Zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen në pranverë në Serbi, zgjedhjet parlamentare që mbahen sivjet në Kosovë si dhe zgjedhjet në Bashkimin Evropian, pritet ta çojnë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në një pushim disamujor, përkatësisht deri në krijimin e institucioneve të reja në të tria palët e përfshira në bisedime. Duke u bazuar në këtë kalendar zgjedhor, pala kosovare është e interesuar që këtë vit të punohet sa më shumë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani në dialog.

Zv/kryeministrja Edita Tahiri, ka thënë të enjten për Tribunën se dialogu në Bruksel gjatë vitit 2014 do të përqendrohet në zbatimin e plotë, efektiv dhe me kohë, të marrëveshjes së Brukselit të datës 19 prill 2013, si dhe marrëveshjeve nga dialogu teknik. “Viti 2014 është vit i zgjedhjeve për të gjitha palët, edhe për Kosovën, edhe për Serbinë, edhe për Bashkimin Evropian. Kështu që, nga praktikat edhe të dialogut teknik, kemi parë që kur ka zgjedhje në një shtet apo tjetrin, ato ndikojnë në krijimin e një pushimi për dialogun”, ka thënë Tahiri./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button