Kosovë, 776 të thumbuar nga rriqrat – asnjë i infektuar

Autoritetet komunale të Malishevës, kanë bërë të ditur të dielën se numri i thumbimeve nga rriqrat ka arritur në 836, teksa 60 të tjera janë nga komunat fqinje.

Drejtori komunal për shëndetësi dhe anëtari i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, Hajdin Berisha, ka konfirmuar se deri më tani nuk ka asnjë rast të infektuar, shkruan sot “Koha Ditore”, transmeton Koha.net.

“Nga Komuna jonë janë të regjistruara 776 raste të thumbimeve nga rriqrat. Përkundër rasteve të dyshimta të cilat janë udhëzuar për në Klinikën Infektive, nuk është shënuar asnjë rast i prekur nga virusi i EHKK”, ka thënë Berisha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button