40 dëshirat e Genc Prelvukajt

Ndonëse në datën e 31 dhjetorit shumë nga fytyrat publike janë marrë me urime drejtuar fansave të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, rep-artisti i njohur Genc Prelvukaj, ka gjetur një mënyrë tjetër të kalimit nga viti 2013 në atë 2014.

Ai në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ka paraqitur 40 dëshirat e tij për këtë Vit të Ri. “Dëshirat e mia për vitin 2014”, kishte shkruar Genci, ndërsa në vazhdim kishte publikuar të renditura njërën pas tjetrës deri tek e 14-ta.

01. Adnan Januzaj të luajë për Shqipërinë.
02. Të vdekurit mos të kenë të drejtë vote.
03. Arian Çani të vishet në të bardha
04. Duda e Mitrovicës të fillojë kursin e Baletit.
05. Arif Hikmeti dhe Stupcat në një serial
06. Gena dhe Puyoli të bëjnë një foto bashk
07. Më shumë këngë nga Motrat Bushi
08. Irfan Salihu dhe Vali Korleone të bëhen shokë
09. Kryetari Lexhendar të bëhet milioner
10. Iris Shala të bëjë më shumë fotografi
11. Hikmeti mos të rrijë në këmbë më në presidencë
12. Halil Budakova të bëjë film prapë
13. Më shumë emra shqip fëmijëve
14. Të themelohet një institut për mbrojtjen e zogjve të rrahur në estradë
15. Të kthehet Lek Plepi në skenë
16. Një vit pa aktorë turq me mustaqe në ekran
17. Jahjaga të ketë kujdes kur ulet
18. Të realizohet filmi i Skënderbeut në Holliwood
19. Ledri t’i bëjë “pancakes“ Rita Orës.
20. Më pak shqiptarë që i hyjnë lakrave
21. Sigal Prishtina ta fitojë ligën Ballkanike në basketboll
22. Eni Koci të vazhdojë të duket bukur
23. Muzeu të vizitohet më shumë
24. Mandi i Nishtulles dhe Marseli të bëjnë duet
25. Më pak biznesmenë të plakur në lidhje me vajza të reja
26. Haxhi Zylfi Merxha të kthehet në skenë
27. Argjira Shala dhe Besart Gashi të shërohen sa më shpejt
28. Aktoret e “Kafeneja jonë“ të bëjnë serial tjetër
29. Të liberalizohen vizat për Kosovën
30. Marina Vjollca të vendoset në bankënotën 1000 lekë të Shqipërisë
31. Të mos ketë më probleme mes shqiptareve me arsyen “pse mshef“
32. Erion Braçe të flasë mirë për dikë, vetëm njëherë
33. Populli të mbjellë druaj sa më shumë
34. Oliver Jens Schmitt ta pranojë që është antishqiptar
35. Amerika të jetë më e fortë se kurrë.
36. Të mos më kafshojë Gjinkalla e Kastro Zizos
37. Më pak gabime drejtshkrimore
38. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të fitojnë medalje të reja
39. Shqipëria të bëhet 50 000 kilometra katrore
40. Të jetojmë të lumtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button