Kumanovë, 30 ditë paraburgim për personin që qëllimisht goditi me veturë një familje tre anëtarëshe

Me propozim të prokurorit publik kompetent nga  Prokuroria Themelore – Kumanovë, gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore – Kumanovë, ka shqiptuar masë të paraburgimit prej 30 ditëve për një person, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “tentim për vrasje”.

Personi ngarkohet se, përderisa ka pritur radhë me vajzën e tij në Shtëpinë Shëndetësore – Kumanovë, ka filluar përleshje verbale me një person tjetër për shkak të mosrespektim të radhës për pranim në ambulancë. Gjatë përleshjes verbale i dëmtuari i është kërcënuar të dyshuarit.

Pas daljes nga Shtëpia Shëndetësore me veturë “Mercedes” ka goditur një grua dhe një burrë së bashku me fëmijën e tyre 4 vjeçar.

Pas kryerjes së ekspertizës, në vendin e ngjarjes, duke i pasur parasysh rrethanat, prokurori publik ka dhënë urdhër deri te SPB Kumanovë që procedura të kryhet si urgjente, ndërkaq pjesëmarrësi – shoferi, të mbahet për shkak të procedurës së vazhdueshme.

LEXO: Kumanovë: Qëllimisht godet me veturë një familje tre anëtarëshe

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button